Lamborghini Veneno Roadster, makina më e shtrenjtë në botë
Londër, 21 tetor - Lamborghini pa zbuluar sot makinën më të shtrenjtë në botë. Modeli super energjik kushton afërsisht 4 milionë euro.
Super makina Lamborghini Veneno Roadster është prodhuar në numër të limituar pasi vetëm 9 të tilla do të prodhohen dhe nuk është e mbuluar.
Ajo është dizajnuar nga firma italiane për të ecur si një makinë garash, duke u bërë kështu makina më e shtrenjtë që është prodhuar ndonjëherë.
Veneno Roadster kap nëj shpejtësi prej 100 km/h në vetëm 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 355 km.
Kjo makinë është hedhur në treg me rastin e 50-vjetorit të Lamborghini-t.