Lamborghini Veneno, makina më e shtrenjtë në botë
Londër, 18 shtator - Lamborghini prezanton makinën më të shtrenjtë në botë me një çmim prej 4.7 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për makinën Veneno e cila është ndërtuar me fibër karboni, duke e bërë atë jashtëzakonisht të lehtë.
Veneno vjen me motor 6,5 litra V12, që arrin deri në 750 kuaj-fuqi. Automjeti është në gjendje të arrijë një shpejtësi nga 0 në 100 km në orë në 2.8 sekonda. Ajo peshon 1.449 kilogram.