Lamborghini do ta prezantoj veturën më të shpejtë të gjitha kohërave
Gjenevë, 15 shkurt - Lamborghini këtë vit do ta shënoj 50-vjetorin e themelimit dhe për këtë rast është paralajmëruar një model special.
Sipas informatave më të fundit, Lamborghini më 5 mars në panairin e veturave në Gjenevë, do ta prezantoj veturën e tij më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Bëhet fjalë për një befasi të madhe, ndërsa Lamborghini shpreson se do ta shokoj botën e veturave kur edhe zyrtarisht do të prezantohet.
Pasi në Gjenevë do të prezantohet edhe pasardhësi i Ferrari Enzo-s, pastaj McLaren P1 serik dhe risia nga Pagani (Huayru Roadster), do të jetë interesante të shihet se çfarë kanë përgatitur në Lamborghini.
Lamborghini me siguri se do të bazohet në modelin Aventador, siç është Aventador J, ndërsa supozohet se modeli i ri nuk do të prodhohet më shumë se 10 copë, çka nënkupton se edhe çmimi i tij do të jetë mjaft i lartë.