Lada Granta doli në treg
Moskë, 23 dhjetor - Prodhuesja më e madhe e automobilave të lehtë në Rusi uzina AvtoVAZ të enjten filloi shitjen e automobilit të ri Lada Granta, e cila u kontruktua mbi bazë të platformës së modelit Lada Kalina.
Kostoja e këtij automobili është 7.500 $ në kompletim standart, dhe 8.500 $ në kompletimin normë.
Që në fillim të shtatorit AvtoVAZ ka marrë nëpërmjet Internetit rreth 20.000 porosi paraprake për këtë model automobili.
Në vitin 2012 gjigandi rus i prodhimit të automobilave planifikon të hedhë në treg më shumë se 100.000 Lada Granta.