23 Dhjetor 2024

Kuvendi aprovon Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje

Prishtinë, 19 mars - Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy projekligje si dhe aprovoi në lexim të parë Ligjin për "Trajtimitn e Ndërtimeve pa Leje" të sponsoruara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

"Ky Projektligj zbatohet për ndërtimet pa leje të identifikuara në hartën ortofoto digjitale bazuar në inçizimin ajror fotogrametrik në Republikën e Kosovës. Me hyrjen në fuqi të këtij Projektligji; të gjitha komunat do të legalizojnë ndërtimet pa leje  në pajtim me të njëjtin"; ka thënë para deputetëve ministri Dardan Gashi.

Ndërkohë deputetët e parlamentit të Kosovës kanë miratuar edhe dy projektligje; projektligjin për "Ujërat e Kosovës" dhe projektligjin për "Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale".

Agjencioni për Menaxhimin e komplekseve memorial, që tash e tutje do të jetë në kuadër të Kuvendit të Kosovës, do të jetë përgjegjëse dhe mbikqyrëse për komplekset memoriale të shpallura me vendim të qeverisë si Zona të Veçanta me Interes Kombëtar dhe karakter historik.

Ndërkohë Ligji për ujërat e Kosovës do të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore; mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)