25 Dhjetor 2024

Kuvajti zbulon 4 burime të reja me naftë

Kuwait City, 21 prill - Sipas medias në Kuvajt janë gjetur 4 burime të reja me naftë, gjë që është në favor të qëllimit të qeverisë që në një afat pesëvjeçar të bëhet prodhuesi i parë i naftës në botë.

Pavarësisht rënies së çmimit të një nga burimeve më të mëdha të energjisë sot në botë, kompania shtetërore kuvajtiane e naftës “Kuwait Oil Co” planifikon të shfrytëzojë potencialin e katër parcelave të reja të pasura me naftë që janë zbuluar rishtas në vend.

\"Shumë shpejtë ne do të fillojmë me prodhimin\", tha drejtori i kompanisë, Hashim Hashim.

Bazuar në studimet fillestare, burimet e reja do të mund të përdoren për prodhimin e gazit dhe naftës së lëngshme.

Rezervat kanë \"potencial të madh komercial\", theksohet më tej, duke mos dhënë më shumë detaje.

Sipas të dhënave të Zyrës së Informacionit mbi Energjinë në 2013 në Kuvajt çdo ditë janë prodhuar rreth 2,8 milionë fuçi naftë. Deri më 2020 qeveria synon të rrisë prodhimin e përditshëm në katër milionë fuçi dhe të bëhet prodhuesi më i madh në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)