22 Dhjetor 2024

Kusari përkrah përpunuesve kosovarë të drurit në panairin e Tiranës

Tiranë, 29 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila morri pjesë sot në hapjen e panairit ndërkombëtar të mobilierisë Albrelax 2011 në Tiranë në të cilin janë duke ekspozuar prodhimet e veta 15 kompani kosovare.

Ministrja Kusari-Lila përshëndeti të pranishmit në hapje me një fjalim të shkurtër në të cilin u ritheksua rëndësia e përkrahjes së qeverisë kompanive prodhuese vendore dhe u vlerësua lartë bashkëpunimi çdo ditë më i madh ndërmjet dy shteteve.

Panairi ndërkombëtar i mobilierisë Albrelax 2011 shënon edicionin e tetë të kësaj ngjarje tashmë tradicionale në lëmine e përpunuesve të drurit.

Ky panair është një rast i veçantë për kompanitë kosovare të prezantojnë prodhimet e veta dhe të takojnë klientë dhe partnerë potencial, përderisa vizitorët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë po ashtu rastin të binden në kreativitetin dhe kualitetin e që ofrojnë kompanitë nga Kosova.

Ministrja Kusari-Lila ka cekur se qëllimi kryesor i pjesëmarrjes ishte shtytja për bizneset kosovare : “Le të jetë ky panair një kremtim i punës së tyre të palodhur në përballimin e sfidave me të cilat u ballafaquan në të kaluarën së bashku me tërë shoqërinë kosovare” tha Kusari-Lila ne fjalimin përshëndetës.

Ministrja Kusari-Lila po ashtu foli për marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë mbi heqjen e çmimeve referente që inkurajon tregtinë e lirë ne mes dy vendeve, si dhe ftoi bizneset nga Shqipëria të investojnë në Kosovë.

Në hapjen e edicionit të tetë të panairit ndërkombëtar Albrelax 2011 pjesëmarrësve ju dëshiroi mirëseardhje Kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha.

Kompani nga Greqia, Gjermania, Maqedonia dhe Turqia marrin pjesë në mesin e 100 ekspozuesve tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

Bazuar nga numri i vizitorëve në edicionet e mëparshme, pritet që këtë panair ta frekuentojnë më shumë se 2500 vizitorë në ditë.

Pjesëmarrjen e kompanive kosovare anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit te Kosovës është duke e ndihmuar Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)