23 Dhjetor 2024

Kusari - Lila: Fokusi ynë mbetet prodhimi vendor

Prishtinë, 22 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, Lila në kuadër të vizitave të saj nëpër biznese, vizitoi sot dy fabrika në Gjilan, atë të prodhimit të radiatorëve  dhe të prodhimit të tepihëve.

Në vizitën e saj të parë, të fabrikës së radiatorëve, ministrja Kusari Lila u njoftua me procesin e punës, inovacionet dhe sfidat e tyre.

Drejtori i bordit të fabrikës, Mejdi Rexhepi, theksoi se kjo fabrikë është privatizuar vitin e kaluar dhe se deri më tani 30% e prodhimit të radiatorëve është eksportuar, ndërsa pjesa tjetër është shfrytëzuar për Kosovë.

Ata u shprehën se kanë plane ambicioze për investime, ku sipas tyre në tre vitet e ardhshme pritet që 70% e prodhimit të eksportohet në rajon dhe më gjerë.

Në anën tjetër Ministrja Kusari Lila informoi bordin menaxhues të fabrikës që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në qershor të këtij viti do të filloj skemën voucher, e cila do të mund të shfrytëzohej nga fabrika e radiatorëve për këshilltarë të ndryshëm që do të ofrohen pa pagesë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Shtesë kësaj, ajo i informoj edhe për skemën e granteve, projekt ky që do të nis në shtator të këtij viti. Ministrja Kusari – Lila i informoj edhe për procesin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Turqinë si dhe për politikat favorizuese që ministria që ajo udhëheq po ndërmerr në vazhdimësi.

Gjatë takimit u diskutua edhe për pritjen e gjatë të pakos fiskale, si nevojë disa vjeçare e prodhuesve që po ndikon në rritjen e shpenzimeve të prodhuesve vendor.

Në vizitën e saj të dytë, zëvendëskryeministrja u informua për planet dhe sfidat që fabrika e tepihëve Integj është ballafaquar në tre vitet e fundit. Ibrahim Krivaqa, drejtori i fabrikës NewCo Integj ka pësuar një rënie të thellë të eksportit në vitin 2011, por që tani janë duke punuar me një plan të ri dhe duke investuar në rritjen e eksportit, posaçërisht në vendet e rajonit.

E përbashkëta e dy takimeve ishte vëmendje më e madhe nga ana e institucioneve qeveritare për prodhimin në Kosovë.

Lidhur me këtë, zëvendëskryeministrja tha \"Përmes Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ne kemi iniciuar amandamentimin e ligjit për prokurim publik, ku prodhuesit Kosovar do të kenë përparësi në kontratat publike edhe nëse janë 15% me çmime më të larta.\"

\"Do të bëjmë maksimumin që kjo të kryhet në një periudhë sa më të shkurtër kohore, pasi që tani fokusi ynë mbetet tek prodhimi vendor”- tha ndër të tjerash Ministrja Kusari Lila.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me sektorin privat. Kjo është vizita e dytë për këtë vit, si pjesë e agjendës së ministres për përkrahjen dhe njoftimin nga afër me problemet dhe sukseset që kanë bizneset kosovare.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)