25 Dhjetor 2024

Kurti e Arifi diskutojnë për Trepçen

Prishtinë, 28 shkurt - Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! pritën sot në takim përfaqësues nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në takim pjesëmarrës ishin Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar, Puhie Demaku, Sekretare për marrëdhënie me jashtë, Dardan Molliqaj, Sekretar organizativ, dhe Armend Shkoza, këshilltar ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje!,  kurse përfaqësues nga BSKP-ja ishin Haxhi Arifi, Kryetar, Avni Ajdini, Nënkryetar  Alush Sejdiu, Nënkryetar, Asllan Rusinovci, Kryetar i Keshillit Drejtues dhe Ruzhdi Baloku- këshilltar për çështje ekonomike.

Në këtë takim, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e BSPK-, Haxhi Arifin diskutuan mbi çështjen e të drejtave të punëtorëve dhe të ardhmen e gjigantit ekonomik "Trepça".

Albin Kurti foli për bashkëpunimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe BSPK-së si rezultat i koncepteve të përafërta dhe angazhimit të të dyja palëve drejt një mirëqenie shoqërore për punëtorët si dhe për interesat ekonomik që i ka Kosova.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi u shpreh se falë bashkëpunimit të mëhershëm me Lëvizjen Vetëvendosje! ky takim shërben si hap drejt realizimit të kërkesave që ka ky institucion për përmirësimin e gjendjes se punëtorëve dhe të Trepçës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)