21 Dhjetor 2024

Kursimi i ujit të pijshëm i domosdoshëm, rriten kërkesat për ujë

Prishtinë, 10 qershor - Kompania Rajonale të Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci është i kënaqshëm.

Liqeni i Batllavës me 0,43 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes,  ndërsa liqeni i Badocit me 2.55 m nën nivelin e kapërderdhjes.

''Ne kemi edhe plane konkrete  për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet te merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë'', thekson KRUP.

Vendet, sidomos ato të botës në zhvillim dhe rajone të tjera që tashmë sipas KRUP janë duke vuajtur nga mungesa e ujit, ka gjasa të mbajnë peshën e thatësirës dërrmuese ne dekadën që po hyjmë.

''Pra, theksojmë edhe njëherë se, është shumë me rëndësi që të gjithë së bashku ta menaxhojmë përdorimin e ujit të pijshëm dhe të raportojmë me kohë rrjedhjet e ujit dhe keqpërdorimet.''

''Jemi duke hyrë në sezonin e verës dhe menjëherë ka filluar  rritja e  kërkesës për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe 24 h pa ndërprerë'', thotë KRUP.

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm!

Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)