KUR Prishtina organizon aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës
Prishtinë, 21 mars - Kompania e Ujësjellesit Rajonal Prishtina dhe CDI, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit me 22 mars organizon sot aksion për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës.
Kësajë iniciative do ti bashkangjiten : përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP - ekipi I edukimit shëndetësorë, OJQ Ta pastrojmë Kosovën, OJQ Ekovicioni dhe përfaqësues të fshatrave.
Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.
Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe dita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.
Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit