Kuartali i parë pozitiv për Chrysler-in pas falimentimit
Detroid, 3 maj - Prodhuesi amerikan i automobilave Chrysler i cili kontrollohet nga Fiat-i italian publikoi për bilancin e parë pozitiv kuartal qëkur doli nga falimentimi në qershor të vitit 2009.
Chrysler-i në tremujorin e parë ka punuar me fitim neto prej 116 milionë dollarë, pasi që të ardhurat e tij u rritën për 35 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në 13,24 miliardë dollarë.
Arsyeja për këtë është rritja e shitjes për 18 për qind, në 394 mijë automjete të shitura, edhe atë për çmime më të larta.
Pridhuesi i tretë amerikan për nga madhësia i automobilave e konfirmoi parashikimin për fitimin në vitin rrjedhës në distancë prej 200 dhe 500 milionë dollarë dhe të ardhura prej më shumë se 55 miliardë dollarë.
Kompania tani është e kontrolluar nga Fiat-i italian, ndërsa iu nevojit edhe ndihma e qeverisë amerikane dhe asaj kanadeze për të vazhduar punën pas rënies së shitjes gjatë recesionit botëror.
Javën e kaluar në Chrysler premtuan se deri në fund të qershorit do tia kthejsë shtatë miliardë dollarët SHBA-së dhe Kanadasë, edhe atë me ndihmën e kredive nga investitorët.