Kryetari i OEK-ut, Besim Beqa vizitoi Fabrikën e ujit Kllokot
Prishtinë, 12. shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj me bashkëpunëtor, vizitoi fabrikën e ujit Kllokoti në Kllokot, e cila para disa ditëve ishte kapluar nga zjarri I cili ka lënë pasoja të mëdha.
Pasi që nga pronaret e fabrikës u informua mbi gjendjen aktuale dhe pasojat e zjarrit, kryetari Beqaj vizitoi pjesën e djegur te fabrikës, e cila kishte pamje trishtuese. Linjat e prodhimit ishin të shkatërruara tërësisht dhe dëmet ishin shumë të mëdha.
Të marten në oret e vona te mbremjes në fabrikën për prodhimin e ujit mineral "Banja e Kllokotit" në Kllokot të Vitisë, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm, si pasojë e të cilit janë dëmtuar në tërësi dy reparte të prodhimit të ujit mineral dhe ai fryrjes së shisheve. Sipas pronarit të fabrikës së ujit mineral "Banja e Kllokotit", Fatmir Reshani, dëmet e shkaktuara nga ky zjarr sillen rreth 2 milionë euro.
"Nga zjarri që ka shpërthyer në repartin numër 2 të prodhimit, janë shkatërruar në tërësi reparti i prodhimit të ujit, diosksid carbonit, fryrjes së shisheve dhe është dëmtuar edeh ai i përgatitjes së ujit", ka thënë Reshani. Ai ka theksuar se nga ky zjarr ka shpëtuar vetëm pjesa e administratës, pasi repartet e tjera në fabrikë ose janë shkatërruar tërësisht ose janë dëmtuar në atë masë që vështirë mund të jenë funksionale. "
Sipas vlerësimeve të para dëmet sillen në rreth 2 milionë euro, pasi nga zjarri është shkatërruar plotësisht aparatura e prodhimit dhe fryrjes së shisheve si dhe përgatitjes së ujit. Pronari ka thënë se dyshimet e para për këtë zjarr lidhen me tensionin e rrymës elektrike, e cila shpesh ka qenë jo stabile. "Kemi një grumbull procesesh ku kemi evidentuar problemet me tension të rrymës, i cili asnjëherë nuk ka qenë stabil dhe vazhdimisht
na ka shkaktuar probleme dhe defekte në fabrikë, prandaj dyshojmë se edhe ky zjarr ka ndodhur si pasojë e rrymës elektrike", ka theksuar Reshani. Ai ka thënë se në fabrikën e ujit mineral "Banja e Kllokotit" ishin të angazhuar 150 punëtorë dhe për rikthimin e tyre në punë nevojitet një kohë si dhe një mbështetje financiare nga institucionet e vendit. "Çdo orë e humbur për ne është shumë, prandaj me forca vetjake dhe si kontribues të dalluar të buxhetit të Kosovës shpresojmë se shumë shpejt do ta kthejmë prodhimin në fabrikë dhe punëtorët në punë", ka thënë Reshani.