25 Dhjetor 2024

Kryetari Bahtiri kërkon që të përmirësohet furnizimi me ujë

Mitrovicë, 21 maj - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar drejtorin e Kompanisë  së Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Faruk Hajrizi, me  e të cilin ka biseduar për gjendjen e furnizimit të qytetarëve me ujë dhe  përmirësimin e këtij furnizim në të ardhmen.

Ne veçanti u biseda për  rregullimin i infrastrukturës aty ku paraqitet nevoja dhe për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari Bahtiri i tha drejtorit Hajrizi se në fshatin Frashër ka problem në furnizimin e qytetarëve, pasi që uji është i turbullt, prandaj edhe ka pas ankesa të shumta të qytetarëve.

Ai kërkoi  ndërmarrjen masave të menjëhershme, në mënyrë që ky problem sa më parë të zgjidhet.

“Ne kemi kërkesë nga banorët e fshatit Frashër, se uji i pijes nuk është i kualitetit të duhur, prandaj kërkoj që problemi të zgjidhet sa më parë, pra të sigurohet uji i kualitetit të duhur për çdo qytetarë të Mitrovicës, në mënyrë që të mos ndodhë të paraqitet ndonjë epidemi nga uji i papastër”,  tha kryetari Bahtiri.

Drejtori i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Faruk Hajrizi, tha se në Frashër problemi qëndron tek defekti i një gypi qarkullues dhe se shpreson  që me ndihmën  e Drejtorisë të Shërbimeve Publike, ky problem të sanohet gjatë ditës.

Ai në vazhdim i tha kryetarit Bahtiri se ndërmarrje publike që ai e drejton po has në shumë vështirësi sa i përket funksionimit, si pasojë e mos pagesës së faturave të ujit të shpenzuar nga ana e qytetarëve.

“Inkasomi i borxheve për ujin e shpenzuar është shumë i vogël dhe si pasojë e kësaj po kemi telashe të mëdha, madje edhe në realizimin e projekteve të filluara, siç është rasti me fshatrat Gushavc e Vinarc, ku sistemi i ujësjellësit ka mbetur në gjysmë”, ka thënë Hajrizi.

Ndërsa, kryetari Bahtiri tha se do të angazhohet në këtë drejtim dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të bëjnë pagesën e faturave për ujin e shpenzuar.

“Qytetarët duhet të furnizohen me ujë të pijshëm cilësor, ndërkohë që qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të paguajnë për ujin e shfrytëzuar, nëse duan të kenë ujë cilësor e me rregull. Komuna do të ndihmoj Ujësjellësin që të inkasoj borxhet e mbetura, por duhet gjetur mënyra më e përshtatshme ligjore për këtë”, tha ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)