26 Dhjetor 2024

Krizë karburanti në Gazë

Gaza, 26 qershor - Ndihmësdrejtori i Ndërmarrjes së Energjisë në Rripin e Gazës, Fethi esh-Shejh Halil, në një prononcim tha se për shkak të mungesës së lëndës djegëse centrali i vetëm i Gazës sot do ta ndërpresë plotësisht procesin e punës.

Ndihmësdrejtori i Ndërmarrjes së Energjisë në Rripin e Gazës, Fethi esh-Shejh Halil, në një prononcim tha se për shkak të mungesës së lëndës djegëse centrali i vetëm i Gazës sot do ta ndërpresë plotësisht procesin e punës, ndërsa shtoi se po përpiqen për zgjidhjen e problemit duke kaluar në kontakt e biseduar me qeverinë e pajtimit kombëtar.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të shkaktojë një dramë njerëzore, cilësoi Halil, duke shtuar se kjo do t’ia shtonte edhe më shumë vështirësitë banorëve të Gazës që jetojnë nën bllokadë.

Njoftohet se në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar kryeministri Rami el-Hamdallah ka dhënë urdhër për zgjidhjen e krizës së karburantit.

Ministria e Shëndetësisë është vënë në veprim për të siguruar karburantin e nevojshëm për spitalet e Gazës dhe kanë caktuar nga buxheti një fond me vlerë 290 mijë dollarë për blerjen e karburantit.

Procesi i prodhimit të energjisë elektrike në centralin e Gazës herë pas here e ndërpret për shkak të mungesës së lëndës djegëse. Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në Gazë, ku jetojnë rreth 1 milionë e 800 mijë banorë arrin deri në 12 orë në ditë. Dhe kjo gjendje shkakton vështirësi në shumë sektorë, me në krye atë të shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)