22 Dhjetor 2024

Kriza globale godet industrinë e tekstilit në Maqedoni

Shkup, 1 qershor -Se kriza ekonomike botërore ndikon edhe në Maqedoni tregojnë edhe statistikat e industrisë së tekstilit, sipas të cilave, vitin e kaluar mbi 3000 punëtorë në këtë industri kanë ngelur pa punën e tyre, nga gjithsej 40.000 sa numëron kjo degë industriale në Maqedoni.

Sipas përfaqësuesve të Odës ekonomike të Maqedonisë në vitin 2010 trendi i uljes së numrit të punëtorëve në sektorin e tekstilit pritet të jetë edhe më negativ se sa në vitin 2009 i cili ka qenë 9 %.

“Ne jemi të vetëdijshëm se industria e tekstilit gjithmonë është shpërngulur në shtetet ku ka pasur fuqi punëtore më të lirë. Ashtu siç është shpërngulur nga Gjermani apo Anglia dhe ka ardhur në Ballkan, ashtu ka filluar shpërngulja e kësaj industrie nga këtu drejt Bangladeshit , Vietnamit, Kinës, drejt shteteve ku ka fuqi punëtore shumë të lirë”, u shpreh Angell Dimitrov, përfaqësues i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Për parandalimin e largimit të punëtorëve nga puna, pronarët e kompanive të tekstilit kërkojnë uljen e taksave doganore për lëndën e parë, e cila importohet nga Kina.

“Propozimin tonë për subvencionimin e pagesës së kontributeve, nuk hasi në mirëkuptim të Qeverisë. Ne nuk duam që masat qeveritare të na tregojnë se si të na ndihmojmë, por ne duam që në një farë mënyre të na subvencionohen kontributet e larta në krahasim me industritë tjera”, tha përfaqësuesi i Odës ekonomike të Maqedonisë, Angell Dimitrov.

Në pjesën e parë të këtij viti, industria e tekstilit, ka shënuar eksport prej 152 milion dollarë apo 5 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.  Për problemet në industrinë e tekstilit, kompanitë e këtij sektori të premten do të bisedojnë edhe me ministrin e Ekonomisë Fatmir Besimi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)