Kriza financiare, Jaguar heq dorë nga C-X75
Londër, 19 dhjetor - Kriza financiare duket se ka shtyre kompaninë Jaguar të heqë dorë nga zhvillimi i mëtejshëm i koncept modelit C-X75, i cili deri në vitin 2015 duhej të prodhonte sasinë e kufizuar prej 250 copë.
Sipas shefit të Jaguar-it, Adrian Hallmark, Jaguar do të zhvillojë pesë prototipe, nga të cilët tre do të shiten në ankand, një do të gjendet në muzeun e Jaguar-it, ndërsa njërin do ta mbajë si model reklamues.
Ky model do të vihej lëvizje nga motori 4-cilindërsh 1.6-litra turbo me benzinë dhe motori me kompresor me fuqi prej rreth 500 KF i cili do të duhej të ndihmohej me dy motorë elektrik.
Fuqia totale do të duhej të sillej rreth 900 KF, ndërsa momenti më i madh rrotullues rreth 900 Nm, që do të garantonte shpejtësinë maksimale prej 325 km/h dhe sprint-in prej 100 km/h për më pak se tre sekonda.