23 Dhjetor 2024

Kriza ekonomike nuk prek industrinë e automjeteve

Romë, 28 tetor - Disa kompani të prodhimit të automjeteve në Evropën qëndrore nuk duken të shqetësuara nga kriza ekonomike botërore. Madje disa sektorë të aktivitetit të tyre janë në rritje.

Megjithatë pasojat e krizës janë gjithmonë e më shumë të dukshme në industrinë e automjeteve.                                                          

Linjat e montimit të disa fabrikave të prodhimit të automjeteve në Evropën Qëndrore vazhduan të gumëzhinin, pavarësisht krizës së besimit të investitorëve si rrjedhojë e situatës së borxhit grek dhe vështirësive të udhëheqësve evropianë në arritjen e një marrëveshje.

Disa kompani të prodhimit të automjeteve kanë qenë duke shtuar ritmin e tyre të punës në atë çfarë duket të jetë një zonë mjaft e sigurtë. Bëhet fjalë për sektorin e automjeteve me kosto të ulët.

Madje, ka nga ato që po rritin prodhimin dhe po punësojnë punëtorë të tjerë për të përballuar nivelin e lartë të kërkesës.

Kompania jugkoreane Hyundai filloi përdorimin e turnit të tretë të punës në fabrikën e saj në qytetin Noshovic të Çekisë verilindore, në mënyrë që aty të mund të prodhohen automjete për tregjet evropiane gjatë 24 orëve të ditës. Fabrika, e hapur tre vjetë më parë, ka rritur në mënyrë të vazhdimishme prodhimin e saj.

Tomas Pomajblik punon në linjën e montimit në Noshovic, dhe pavarësisht zotërimit të një diplome universiteti, ai thotë se është duke punuar në vendin e duhur.

“Unë pranova të punoja në linjën e montimit pasi e shoh këtë si një mundësi për t’u ngritur në detyrë dhe për të vazhduar një karrierë. Unë e kuptoj që Hyundai do të vazhdojë të jetë këtu,” tha zoti Pomajblik.

Në qytetin sllovak Zilina, që ndodhet në anën tjetër të kufirit që nga qyteti Noshovic dhe që njihet si “Detroiti lindor (apo evropian)”,  sapo është hapur një fabrikë e re e prodhimit të automjeteve e cila do të punësojë 1 mijë punëtorë të tjerë për të kryer turnin e natës, duke filluar nga viti 2012. Ajo i përket kompanisë Kia Motors Corporation, që është ghithashtu pjesë e grupit Hyundai Motor.

Ivan Hodak, i Shoqatës së Prodhuesve Evropianë të Automobilave, thotë se reklamimi i gjerë dhe përshtatja ndaj gustove evropiane ishin çelësat e suksesit të kompanive Hyundai dhe Kia.

“Ata po prodhojnë gjithnjë e më shumë makina në Evropë. Unë nuk jam i sigurt nëse kjo është diçka që do të zgjasë, por strategjitë e tyre të marketingut dhe garancitë që ata ofrojnë më bëjnë të mos e shoh si diçka të papritur suksesin e tyre.”

Por rajoni i Evropës qëndrore nuk është i paprekshëm ndaj ngadalësimit ekonomik global dhe shenjat e para kanë filluar të vihen re.

Një fabrikë prodhimi e kompanisë franceze PSA Peugeot Citroen në qytetin Trnava të Sllovakisë perëndimore, njoftoi se do të ndërpritte prodhimin për nëntë ditë, për shkak të rënies së kërkesës e lidhur me “gjendjen ekonomike të tensionuar dhe trazirat shoqërore të Evropës”, siç u shprehën zyrtarët e saj. Dje kompania PSA Peugeot Citroen njoftoi se do të shkurtojë rreth 6 mijë vende pune në Evropë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Fiat, Serxho Markione tha të martën  se me përjashtim të tregut gjerman, asnjë nga tregjet e mëdha evropiane nuk po shfaqin shenja përmirësimi. Duke shtuar pasiguritë, qeveria italiane nuk duket në gjendje të adoptojë siç duhet masat shtrënguese ekonomike që mund të ndalonin rrëshkitjen e vendit në një krizë të thellë borxhi.

“Kompania Fiat është e impenjuar në krijimin e një grupi të madh ndërkombëtar dhe nuk mund të punojë në Itali, në një situatë pasigurie, që është shumë ndryshe nga situata në vendet e tjera të botës,” - tha zoti Markione.

Javën e shkuar mijëra punëtorë të kompanisë Fiat u mblodhën në qendër të Romës për të protestuar kundër planeve për mbylljen e disa fabrikave në Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)