Kreditorë pretendojnë se Trepça u ka borxh 1.4 miliardë euro
Prishtinë, 21 janar - Borxhi që pretendojnë të gjithë pretenduesit kreditorë, sipas AKP-së, është rreth 1.4 miliardë euro. Pretendimet nga Serbia janë në vlerë prej 336 milionë eurove
Pothuajse dy të tretat e borxhit të pretenduar ndaj Trepçës janë bërë nga Kosova. Rreth 910 milionë euro është borxhi që pretenduesit dhe kreditorët nga Kosova kanë ndaj Trepçës.
Borxhi që pretendojnë të gjithë pretenduesit kreditorë, sipas AKP-së, është rreth 1.4 miliardë euro. Pretendimet nga Serbia janë në vlerë prej 336 milionë eurove.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka refuzuar ti japë në detaje kërkesat që janë parashtruar nga pretenduesit dhe kreditorët ndaj Trepçës, duke u arsyetuar se kjo mund të shkaktojë hutim në publik.
Kanë dhënë vetëm shumë totale të pretendimeve, që, sipas tyre, është 1.4 miliardë.
Por gazeta ka marrë vesh që fjala është për 1 miliard e 334 milionë euro. Shifra prej 1.4 miliardëve për herë të parë është përmendur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kur është arsyetuar për tërheqjen e Ligjit për ndërmarrjet publike nga votimi në Kuvendin e Kosovës.
/Koha Ditore/