Krasniqi serish reagon për ndotjen e ambientit nga Feronikeli
Prishtinë, 22 shkurt - Kryetari i Kuvendit ka reaguar edhe një herë kundër ndotjeve të cilat po i benë Ferronuikerli në Drenas, e të cilat i kundërshtuar fuqishëm zyrtarët e Ferroniklit.
Pas përgjigjes së menaxhmentit të Ferronikelit, në lidhje me reagimin e kryekuvendarit Krasniqi lidhur me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe qytetarëve për nivelin e ndotjes së ambientit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bën një kundër reagim me këtë përmbajtje:
Derisa besonim që menaxhmenti i Ferronikelit, do ti përgjigjej shqetësimeve të organizatave mjedisore dhe të qytetareve, lidhur me nivelin e ndotjes dhe masat që do të merrte për përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre, ata si duket qëllimisht e kanë zhvendosur debatin e tyre në reagime politike, për të krijuar mjegull, duke arsyetuar shkeljet e tyre ligjore dhe operimin me teknologji mjedisore, të cilave ka më shumë se një shekull që u ka skaduar afati\", ka thënë kryetari të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
\"Unë vazhdimisht do të insistoj që debatin mbi shqetësimet e profesionistëve, të shoqërisë civile dhe të qytetarëve lidhur më këto çështje ta orientoj në rrugën institucionale dhe në tryezat e profesionistëve.\"
Andaj ai i ka bërë thirrje menaxhmentit të kësaj kompanie që ta braktisë komunikimin në formën e letrave rrufe dhe të angazhohet në tryezat e profesionistëve për ti dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me parametrat ndotës, nivelin e rehabilitimit të tokave të shfrytëzuara, menaxhimin e mbetjeve industriale, kapacitetet mbi monitorimin e emetimeve e imitimeve, dhe shumë çështje tjera që kërkojnë trajtim mbi bazën e fakteve shkencore.