KPMM informon bizneset për licencat e shfrytëzimit të lëndëve minerare
Prishtinë, 8 shkurt - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare.
Në këtë takim të rëndësishëm, anëtarët e KPMM-së, do t’i informojnë në lidhje më “Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta” më theksa të veçantë; Planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet.
Takimi, do të mbahet në sallën e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike në Prishtinë.