Kosto e ndërtimit në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind
Prishtinë, 26 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos të Ndërtimit TM4 2013.
Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) matë zhvillimin e çmimeve të faktorëve të prodhimit të materialit të lëndës së parë, pagat, makineritë, transportin, energjinë dhe kostot e tjera që përdoren në projektet ndërtimore.
Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind mes TM3 dhe TM4 të vitit 2013. Krahasuar me periudhën bazë, tremujori i parë 2013, IKN nuk ka ndryshuar.
Kategoria e vetme e kostos së ndërtimit që ka pësuar rënie për 0.4 për qind, janë materialet. Rënia e çmimeve të kostos së materialeve vërehet të; materialet e ndërtimit për 0,4 për qind, materialet elektrike për 0,2 për qind dhe materialeve sanitare me një rënie prej 0.1 për qind.
Rëniet pjesërisht janë neutralizuar me ngritjen e çmimeve të energjisë (8.7 për qind) dhe kostot tjera (0.9 për qind). Nuk ka pasur ndryshime për pagat, makineritë dhe transportin.
Indeksi i Kostos të Ndërtimit (IKN) publikohet për herë të parë nga ASK-ja