Kosto e ndërtimit në Kosovë është rrit për 0.1 për qind
Prishtinë, 25 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit TM2 2014.
Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë është rrit për 0.1 për qind në TM2 2014 krahasuar me TM1 2014. Krahasuar me periudhën bazë, tremujorin e dytë 2013, IKN po ashtu është rrit për 0.2 për qind.
Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e makinerive për 2.3 për qind.
Rënie e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e energjisë për (-2.8 për qind) (tarifa verore nga 1 prilli) dhe kategoria kosto të tjera për (-0.7 për qind).
Indeksi i Kostos të Ndërtimit është rrit për 0.2 për qind në TM2 2014 krahasuar me TM2 të vitit 2013. Ngritje e Indeksit të kostos të ndërtimit vërehet te kategoria e makinerive për 3.0 për qind, energjia për 5.8 për qind dhe kostot tjera për 0.4 për qind.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Kostos të Ndërtimit te kategoria materialet elektrike për (-1.6 për qind) dhe kategoria e materialeve hidro-sanitare për (-2.4 për qind).