Kosova në panairin ndërkombëtar të mobilieve Shqipëria 2015
Tiranë, 10 mars - Pesë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Mobilieve Shqipëria.
Qëllimi i panairit të sivjetshëm që organizohet në Tiranë me 12 deri 15 mars është të ekspozojë produkte të mobilerisë të huaja dhe vendore.
Pesë kompanitë e Kosovës që marrin pjesë në panair Daqa, Lesna Design, Lesna, Koba dhe Sharra kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në Shqipëri. Këto produkte variojnë nga dyert dhe dritaret, tek kuzhinat dhe mobiljet për dhoma gjumi, dyer ndarëse, rafte dhe lodra druri për ambiente të hapura.
Pjesëmarrja e kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë SHQIPËRIA 2015 është fasilituar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK). Anëtarët tanë e shohin Shqipërinë si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së.
Pjesëmarrja jonë në panairin e Tiranës është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në rajon dhe të rrisin shitjet. Këtë vit kemi siguruar dhe hapësirë të mirë ekzposuese, falë mbështetjes që kemi marrë nga programi i USAID-it EMPOWER Sektori Privat.
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend.
Programi i USAID-it EMPOWER Sektori Privat kafilluar në korrik 2014 dhe është një pesë vjeçar i dizajnuar për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës duke rritur konkurrueshmërinë e kompanive kosovare. Projekti financohet nga USAID dhe implementohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd.