Kosova dhe Italia bashkëpunojnë në industrinë e drurit
Kështu kanë vlerësuar pjesëmarrësit në një konferencë të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe Federatës së Industrisë së Drurit të Italisë, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetëra biznese nga Kosova e Shqipëria.
Kurse kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Drurit Hashim Deshishku, ka vlerësuar se këto konferenca ndihmojnë që të identifikohen fushat e bashkëpunimit ekonomik. Kjo konferencë, krijon shuam mundësi që të rriten bashkëpunimet ne fushën e industrisë së drurit, Kosova mund të eksportoj në Itali, pasi që edhe këtu po prodhohen prodhimet të ndryshme që kanë cilësi të lartë, ka pohuar ai.
Kurse kryetari i Federatës së Industrisë së drurit të Italisë Roberto Migotto, do të mbaj prezantimin për ka thënë se Kosova mund të ofrojë shumë , pasi që ka burime të mëdha të drurit. Unë kam ardhur këtu në Kosovë, para dhjetë viteve, për të investuar në fushën e vertarisë, shoh që tani ka shuam mundësi për të zhvilluar më shuam biznes, andaj Kosova dhe Italia, duhet që ët rrisin më shumë bashkëpunimin, ka thënë Migotto.
Ndërkaq drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Arieta Vula, ka thënë se kjo konferencë është shuam me rëndësi. Vetëm sot, kanë kontaktua shumë biznese ndërmjet veti, ata po shikojnë mundësi për të filluar bashkëpunimin , tha Vula