25 Dhjetor 2024

KOSID: Futja e Trepçës në dialogun me Serbinë i rrezikon të ardhmen

Prishtinë, 22 nëntor - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), pas disa shkrimeve të botuara në mediat e vendit se Trepça do të jetë një nga çështjet e ardhshme të diskutimit në Dialogun Kosovë Serbi i tërheq vërejtjen Qeverisë së Kosovës dhe partive politike parlamentare që çështjet e lidhura me statusin, pronësinë  dhe të ardhmen e Kompleksit Trepça të mos përfshihen në asnjë mënyrë në Dialogun me Serbinë.

KOSID, rrjedhimisht, konsideron që futja e Trepçës në Dialogun me Serbinë do të rrezikonte seriozisht të ardhmen e kësaj ndërmarrjeje, do të përbente ndërhyrje direkte të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, dhe rrjedhimisht do t’i pamundësonte Kosovës që të shfrytëzoj  pasuritë e saj kombëtare me qëllim të zhvillimit të saj të gjithanshëm. Kosova tanimë është shtet sovran dhe i pavarur, pronësia dhe menaxhimi i pasurive të saj është vetëm një formë e shprehjes së të drejtës të Kosovës mbi këtë aset.

KOSID vlerëson që Trepça është një aset nacional i Kosovës, me fuqinë ekonomike që të mund të nxis zhvillimin ekonomik të vendit, dhe, për këtë arsye, vlerësojmë që Trepça dhe e ardhmja e saj nuk mund të shndërrohen në çështje mbi të cilat Serbia duhet të rol.

KOSID gjithashtu vlerëson që futja eventuale e Kompleksit Trepçës në Dialogun me Serbinë do të jetë në kundërshtim me të drejtën sovrane të Kosovës për të udhëhequr me pasurinë e saj brenda gjithë territorit të saj, duke shtuar gjithashtu që futja eventuale e Trepçës në Dialogun me Serbinë do të përbënte precedent shumë të rrezikshëm për çdo ndërmarrje tjetër shoqërore dhe publike të vendit.

Në lidhje me këtë, KOSID shpreh qëndrimin e qartë që Kompleksit Trepça i duhet gjetur një zgjidhje rivitalizuese në kuadër të ligjeve të Kosovës, dhe në asnjë formë nuk mund të lejohet që Serbia të ketë dorë në procesin e rivitalizimit të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)