Kontestohet shitblerja e Fabrikës Jugoterm
Prishtinë, 14 nëntor - Komiteti Drejtues i Sindikates së Pavrur të Metalistëve të Kosoves në mbledhjen e vetë u informue nga përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale Jugoterm për një vendim i ardhur nga Dhoma e Posaqme e Gjykatës Supreme e cila e ka hudhur posht vendimin e marrun ma heret të datës 8 Gusht 2007, lënda Nr.SCE-06-0475 për anulimin e tenderit të kësaj ndërmarrje në bazë të dëshmive për kurdisjen e qmimit dhe me datën 5 shkurt 2008 prapë është vërtetu nga shkalla e dytë e ankesave vendimi i shkallës së parë.
Kryetari i SPMK-Sindikata Industriale, Hasan Abazi ka thënë se duke pasur parasysh se të gjitha veprimet juridike janë marrun nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit-Agjencioni Kosovar i Privatizimit, prandej Komiteti Drejtues kerkon nga këto organe që të mirret veprime për stopimin e këtij vendimi dhe të kërkohet rishqyrtimi i të gjitha fakteve relevante me qëllim të ruajtjes së autoritetit të vetë Agjencionit, por njëherit edhe të interesave të punëtorëve e të ekonomisë së Republikës së Kosovës.
SPMK-Sindikata Industriale sipas Abazit përkrah reagimin e Shoqatës Sindikale dhe punëtorëve në NSH Jugoterm në veprimet e tyre legale, duke kërkuar nga organet relevante që të ruajnë situatën në këtë ndërmarrje e cila është në proqesin e prodhimit, dhe është një prej ndërmarrjeve profit-prurësë nga pas lufta e deri më tash e cila ka kontribu dhe kontribon në prestigjin industrial të ekonomisë së Kosovës, edhe pse ndërmarrje shoqërore ajo sot funksionon më mirë se sa ndërmarrjet private apo publike.
"Shembulli më i mirë është se realizimin e bruto produktit për muajin tetor e ka realizuar rreth 600 000 Euro, ndërsa bruto produktin vjetor e ka rreth 3.5 milion Euro. Nga kjo përfitojnë 205 punëtor me një pagë mesatare rreth 350 Euro në muaj", ka theksuar ai.
Duke pasur parasysh se ndërmarrja në fjalë është rentabile me një kapital që tejkalon shumëfishin e qmimit të montuar nga ofertuesit, Komiteti Drejtues dhe Shoqata Sindikale e puntorëve kërkojnë që kjo do të mbrohet me qdo kusht se është në interesin e tyre dhe të Kosovës.
Komiteti Drejtues i SPMK-Sindikata Industriale shpreson se organet e lartë shënuara do të reagojnë me kohë në marrjen e veprimeve të duhura për stopimin e një vendimi absurd dhe të damshëm.
Komiteti Drejtues me një shkres ju ka drejtuar: Agjencionit Kosovar të Privatizimit; Kryetarit të Bordit Dino Asanaj; Drejtorit menagjues Shkëlzen Lluka; të gjithë anëtarëve të bordit të AKP-së dhe përfaqësuesit të EULEX-it për qështje juridike Silvio Bonfiglit që të marrin masa ndaj këtyre vendimeve që u vjen era KORRUPCION.