Konsumatorët e fshatit Nakaradë kyçen në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm
Fushë Kosovë, 1 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' sh.a. (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e komunës së Fushë Kosovës (pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri / Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë) se, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 09:00 – 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150–të konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
"Ua kujtojmë se, këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj", thekson KRUP.