Komunave u prezantohet programi Permit Tracking System\"
Prishtinë, 17 shtator - Sot, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës dhe përfaqësues të USAID-it prezantuan programin Permit Tracking System.
Ky sistem është aplikuar para ca kohësh në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës dhe me të u mundësohet qytetarëve të informohen për secilën lëndë se në cilën fazë ka arritur, por po ashtu e monitoron edhe punën e secilit zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit.
\"Permit Tracking System\" e përcjellë lëndën që nga momenti i aplikimit e deri tek vendimi për dhënien eventuale të lejes.
Prezantimi i sotëm iu është bërë komunave Graçanicë, Hani i Elezit, Peja dhe Fushë Kosovë, të cilat pas suksesit të këtij projekti në Komunën e Prishtinës, do ta aplikojnë si pilot projekt provues.