26 Dhjetor 2024

Komuna dhe Trepça mbështesin institucionet e Republikës së Kosovës

Mitrovicë, 19 janar - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Safet Kamberi, kanë vizituar Ndërmarrjen Publike “Trepça”, ku janë pritur nga menaxheri, Ahmet Tmava dhe ndihmësi i tij, Ibush Jonuzi. Temë kryesore e bisedës ka qenë gjendja aktuale në “Trepçë” dhe miratimi i ligjit për  të.

Menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka njoftua drejtuesit komunalë me gjendjen aktuale në këtë gjigant, duke thënë se ka kthesa pozitive sa i përket realizimit të planeve prodhuese dhe normalizimit të proceseve.

Ai ka thënë në vazhdim se punëtorët janë shumë të motivuar për prodhim dhe se po arrijnë rezultate të mira. “Edhe sot, kur pritet që Kuvendi i Kosovës të merr një vendim shumë të rëndësishëm për “Trepçën”, gjendja është normale në tërë “Trepçën”, ndërsa që punëtorët shprehin besimin e tyre të plotë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i ka thënë menaxherit Tmava se ju gëzohet sukseseve të “Trepçës dhe se kjo dhe menaxhmenti i saj çdo herë e kanë mbështetjen e plotë të drejtuesve të komunës dhe institucioneve të pushtetit lokal, por mbi të gjitha e kanë mbështetjen e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës e të rajonit.

Bahtiri dhe Tmava kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për “Trepçën”, në mënyrë që të pengohet likuidimi i saj. Ata janë pajtuar në vlerësimet se “Trepça” është një pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe se e tillë duhet të mbetet.

Që të dy bashkëbiseduesit ju kanë dhënë mbështetje të plotë institucioneve të Republikës së Kosovës në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e problemeve të “Trepçës”, përkatësisht pengimin e procesit të likuidimit të saj, duke vlerësuar se një gjë e tillë  do të kishte pasoja të rënda për të gjithë.

Bahtiri e Tmava, po ashtu janë dakorduar që t’i koordinojnë të gjitha aktivitetet kur është fjala për normalizimin e plotë të proceseve në “Trepçë” dhe mbrojtjen e interesave të punëtorëve, qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me “Trepçën”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)