Kompania kineze SAIC bleu 0.97% të aksioneve të GM-së
Detroid, 22 nëntor - Grupi i Automjeteve Shangai Shpk (SAIC), bleu 0,97 % të aksioneve të kompanisë amerikane të automjeteve GM. Aksionet kapin një vlerë prej 500 milionë dollarësh.
Sipas komunikatës të lëshuar më 18 nëntor, investimi bazohet në partneritetin e mirë mbi 10 vjeçar midis dy kompanive si dhe në besimin për perspektivën e GM-së.
GM-ja është partner i rëndësishëm strategjik i SAIC. Kompania me investime të përbashkëta, SGMW është e vetmja ndërmarrje kineze që prodhon dhe shet mbi një milion automjete në vit.