23 Dhjetor 2024

Kompania e makinave suedeze SAAB njofton falimentimin

Stokholm, 19 dhjetor - Gjiganti automobilistik suedez “SAAB” sot lajmëroi falimentim, me çka kanë përfunduar angazhimet dyvjeçare për shpëtimin e markës së njohur, konfirmoi gjykata rajonale suedeze, transmetojnë mediat franceze.

Angazhimet e fundit dëshpëruese që të organizohet ndihmë për “SAAB” dhe të gjenden financues në mesin e kompanive kineze të cilat treguan interes të madh, dështuan për shkak të kundërshtimit të pronarit, “Xheneral motors” amerikan rreth licencave dhe transferit të mundshëm të teknologjisë.

Një nëpunës i gjykatës në Venersvurg konfirmoi se janë dorëzuar dokumente nga kompania në të cilat kërkohet falimentim, duke shtuar se gjykata e shqyrtoi këtë kërkesë. Qëllimi i gjykatës është që të analizohet kërkesa për falimentim dhe sa më shpejtë të përcaktohet likuiduesi.

Drejtori i “SAAB-it” Viktor Miler do të paraqitet para gjykatësve të cilët duhet të vendosin nëse do ta ngrisin apo prolongojnë mbrojtjen tremujore të “SAAB-it”, deri kur administrata duhet të gjejë financues dhe të arrijë marrëveshje për shpëtimin e kompanisë.

“SAAB” me 3.700 punonjës, në pjesën më të madhe të vitit e suspenduan prodhimin e tyre kur për shkak të krizës financiare dhe borxheve në kompani luftonte për t’i paguar punëtorët dhe të sigurojë pjesë për montimin e automjeteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)