Kompania e makinave Fiat shitet në Hollandë
Romë, 31 janar - Kompania e makinave të famshme Fiat largohet nga Italia për të vendosur në Hollandë ndërsa emri i saj tashmë do të jetë Fiat Chrysler Automobiles NV.
Kompania e atumobilave Chrysler ka blerë të gjitha aksionet e Fiatit. Tashmë qendra do të jetë në Hollandë ndërsa ajo e tatimeve në Britaninë e Madhe.
Fiat ka ndjekur të njëjtën metodë që prej vitit 2013 edhe për degën e saj CNH Industrial NV, që ka të bëjë me kamione, traktorë, pajisje bujqësore dhe industriale. Pavarësisht tërheqjes formale të Fiatit nga Italia, kompania ka njoftuar se nuk do të ketë shkurtime të vendeve të punës në fabrikat italiane ose në ndonjë vend tjetër.
Drejtori i përgjithshëm i Fiat, Sergio Marchionne theksoi se kjo është një ditë historike dhe se Fiat Chrysler Automobiles NV duhet të ketë hyrë deri më datën 1 tetor në bursat e New Yorkut ndërsa aksionet e kompanisë do të lëvizin dhe në atë të Milanos.
Administrata e Fiat Chrysler argumentoi se largimi i saj nga Italia nuk erdhi për shmangjen e taksave, pavarësisht se Britania ka një regjim shumë më të favorshme tatimore për bizneset sesa Italia.
Disa javë më parë Sergio Marchionne kishte njoftuar mbylljen graduale të Lancias, një prej markave historik të groupit Fiat. Vendim ky që ngjalli mjaft ankesa nga miqtë e markës dhe jo vetëm.