25 Dhjetor 2024

Kompani të drurit nga Kosova në Panairin e mobiljeve në Gjermani

Prishtinë, 18 shtator - Sektori i përpunimit të drurit të Kosovës do të përfaqësohet këtë vit në Gjermani, në panairin vjetor të bizneseve të mobilerisë. Ky panair mbahet në datat 20-24 shtator. Qëllimi i panairit është të krijojë lidhje mes tregtarëve të mobiljeve dhe furnizuesve.

Kompanite nga Kosova qe do te ekspozojne kete radhe jane: ELNOR,UKAJ,TEFIK CANGA DESIGN,DIVANI ,DECO dhe TEDES.

‘Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës ka mundësuar këtë vit që prodhuesit e mobiljeve nga Kosova të marrin pjesë në panairin vjetor të mobiljeve MOW i cili mbahet në Gjermani prej 20-24 shtator 2015. Ky panair biznesi i tërheq si blerësit e mëdhenj, ashtu edhe prodhuesit e vegjël nga e gjithë Evropa,” thotë Arieta Vula, drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës.

Panairi vjetor MOW në Gjermani ofron mundësi të shkëlqyera për kompanitë kosovare që të krijojnë kontakte biznesi me distributorët, agjentët, shitësit me pakicë, dyqanet e specializuara, zinxhirët dhe platformat e internetit kryesore evropiane.

“Këtë vit, ne si Shoqatë kemi bashkëpunuar me EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe KIESA për ta krijuar këtë mundësi për pjesëmarrje për prodhuesit tanë,” thotë Znj. Vula. Sipas saj, pritet që gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova të krijojnë kontakte të dobishme biznesi dhe të nënshkruajnë kontrata.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)