Komisioni Europian do të hetojë Gazpromin
Bruksel, 5 shtator - Komisioni Europian lajmëroi se do të hetojë gjigantët energjitikë rusë të Gazprom-it, në lidhje me disa praktika të ndryshme monopoliste në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Besohet se në zonat me ndikim të fortë, Gazprom ka orientuar në mënyrë të padrejtë tregun, duke dëmtuar konkurrencën.
Komisioni është i shqetësuar me faktin se Gazprom mund të jetë duke abuzuar me statusin e tij si kompania më e fuqishme energjitike në disa vende, shkruhej në komunikatën zyrtare.
Sipas të dhënave, kompania kufizon rrjedhjen e gazit midis vendeve të Bashkimit Europian në mënyrë të padrejtë, merr masa për parandalimin e gjetjes së burimeve të tjerë energjitikë dhe influencon në mënyrë të pandershme në çmimin e gazit.
Në mënyrë pothuajse cinike, kompania u mjaftua me një kundërpërgjigje të shkurtër, në të cilën shkruhej: Le të hetohet. Rusia është furnizues i 40% së nevojës europiane me gaz.