Kinezët me modelin e ri të automobilave
Pekin, 22 dhjetor - Kinezët kanë promovuar modelin e ri të automobilave Shouwang, i cili është prezantuar fillimisht në tregun e brendshëm.
Kjo vjen si kërkesë e autoriteteve kineze që të formohen modele të reja dhe jo të prodhohen modelet e licencuara të vendeve të huaja.
Prodhimi i Shouwang vjen si partneritet i fuqishëm mes Hyundai dhe Beijing Automotive, të cilat tashmë pas dhjetë viteve të bashkëpunimit kanë tre fabrika masive për prodhimin e makinave në Kinë. Shouwang do të jetë i orientuar për të qenë një prodhim i makinës ekologjik