Kinezët kopjojnë makinat e njohura
Pekin, 20 shtator - Disa prodhues kinez të automobilave sic duket nuk njohin kufij kur bëhet fjalë për kopjimin e prodhuesve të tjerë, kështu që kompania Yema Auto prodhoi dhe paraqiti kopje identike të modeleve të makinave të famshme.
Pavarësisht shumë padive të humbura gjyqësore kundër kryesisht prodhues europian, kinezët vazhdojnë të mos heqin dorë.
Gjegjësisht, në Chengd Auto Show janë paraqitur gjenerata e re e automobilave klon, të makinave të famshme botërore.
Këtë herë fajtor është Yema Auto, prodhues kinez, modelet e të cilëve E dhe T seritë, dhe modeli i F16, në fakt janë kopje klasike e Infiniti EX, Volkswagen Tiguan dhe Audi A4.
Për shkak se është e qartë se bëhet fjalë për kopje shumë të mira, nuk është e qartë pse kinezët nuk heqin dorë nga kjo praktikë, sepse shkuarja në gjyq me prodhuesit e lartëpërmendur edhe këtë herë duket e pashmangshme.