Kinë, shpërthim në minierë, 17 të vdekur
Pekin, 30 maj - 17 të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur brenda një miniere qymyri në provincën Hunan, në Kinë.
Lajmin e bën të ditur agjencia Kina e Re, sipas të cilës shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.
Sipas të njëjtit burim, në minierë po punojnë skuadrat e shpëtimit për të nxjerrë trupat e viktimave dhe minatorët e bllokuar.
Incidentet në minierat e Kinës janë bërë të zakonshme dhe deri më sot ato u kanë marrë jetën mijëra personave.