Kinë, rekord i ri për prodhimin e arit
Pekin, 7 shkurt - Një rekord i ri vendoset për prodhimin e arit në Kinë. Në vitin 2010 u prodhua mbi 340 tonë ar, shifër kjo që u shtua mbi 8% në krahasim me vitin 2009.
Ky është viti i 4-t me radhë që Kina bëhet vendi i parë në prodhimin e arit në botë. Metali i çmuar është burim i rëndësishëm strategjik në mbarë globin.
Ngritja e aftësisë së prodhimit të arit, pritet të shtojë aftësinë e një vendi përballë rreziqeve financiare.
Gjithashtu prodhimi i arit ndikon në mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe financiare të një vendi.