Kinë, numri i automjeteve arrin në 238 milionë
Pekin, 22 nëntor - Deri në tetorin e këtij viti, sasia e automjeteve në Kinë arriti në 238 milionë dhe numri i shoferëve arriti në 256 milionë.
Nga të dhënat e Ministrisë së Sigurisë Publike, në 5 vjetët e fundit sasia e automjeteve është rritur 16 milionë nga viti në vit dhe numri i shoferëve u rrit 20 milionë nga viti në vit, shifër kjo sa totali i automjeteve dhe shoferëve në vitin 1991.
Kohët e fundit, Këshilli i Shtetit përcaktoi datën 2 dhjetor si \"Ditën Kombëtare të Sigurisë së Transportit\".