Kinë, ngadalësohet industria e makinerive
Pekin, 2 shkurt - Industria e makinerive e Kinës ka ruajtur një rritje të ngadalshme gjatë vitit 2012, me shenja pozitive të ristrukturimit dhe të përmirësimit, bëri të ditur të premten Federata e Industrise Mekanike Kineze (CMIF).
Si pasojë e ngadalësimit ekonomik brenda dhe jashtë vendit, treguesit kryesorë në industrinë e makinerive, përfshi prodhimin, fitimin dhe tregtinë e jashtme, kanë regjistruar rritjen më të ngadaltë në vitin 2012, u shpreh në një konferencë shtypi Cai Weici, zv.presidenti i CMIF-së.
Prodhimi i përgjitshëm i industrisë së makinerive u rrit 12.64 për qind, 18.41 trilionë juanë, sipas të dhënave nga Zyra Shtetërore e Statistikave.
Vitin e kaluar, fitimet në këtë industri u rritën vetëm 5.18 për qind nga viti në vit, tha Cai, duke shtuar se rritja e kostove financiare ka ndikuar në rënien e përfitueshmërisë.