Kinë, humbasin jetën 28 minatorë
Pekin, 18 korrik - Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në një minierë në Kinë.
Ngjarja ndodhi në një minierë karboni në veri-lindje të vendit ku tuneli ka pësuar një shkarje të madhe.
Lajmin e bën të ditur agjencia Nova Cina, sipas së cilës, incidenti ndodhi dje në qytetin Hanceng.
Minierat kineze janë nga më të rrezikshmet në botë. Vitin e shkuar në incidente të tilla humbën jetën 2631 minatorë.