Kinë, fitimet e industrisë rriten me 6.3 për qind në qershor
Pekin, 28 korrik - Firmat kryesore industriale kineze rritën fitimet e tyre të kombinuara në qershor me 6.3 për qind, duke pësuar një rënie të dukshme nga 15.5 për qind që u arrit në muajin maj.
Fitimet e kompanive industriale me të ardhura vjetore prej mbi 20 trilionë juanë, arrtën në 502.42 miliardë në qershor, njoftoi Byroja e Statistikave.
Biznesi privat udhëheq rritjen, e cila nga viti në vit shkon në 15.8 për qind për pjesën e parë të vitit.
Midis 41 industrive të studiuara, vetëm 30 prej tyre raportuan fitime vjetore për pjesën e parë të vitit.