Kina vazhdon tendencën pozitive të prodhimit industrial
Pekin, 22 nëntor - Prodhimi industrial në Kinë vazhdon tendencën pozitive, sipas të dhënave të bëra publike sot nga banka anglo-kineze Hong Kong & Shanghai Banking Corporation (HSBC).
Sipas të shënave paraprake për muajin nëntor nga banka anglo-kineze, indeksi i rritjes PMI (Purchasing Managers Index), i konsideruar si tregues i besueshëm i industrisë, ka qenë 50,4.
\'\'Në fillim të muajit dhjetor do të njoftojmë rritjen zyrtare të këtij indeksi\'\', deklaroi HSBC-ja.
Kryeekonomisti i HSBC-së, Qu Hongbin konfirmon se e dhëna e sipërcituar vërteton se rritja ekonomike po vazhdon tendencën pozitive të saj gjatë muajve të fundit të vitit.