Kina rrit taksën e konsumit të produkteve të naftës
Pekin, 13 janar - Autoriteti i Financave dhe Taksave i Kinës njoftoi të hënën se taksa e konsumit mbi produktet e naftës do të rritet nga e marta.
Tatimi i benzinës, naftës, vajit tretës dhe vajit lubrikues do të rritet në 1,52 juan (rreth 25 cent amerikanë) për litër nga 1,4 juan që ishte.
Taksa mbi naftën dhe karburantet do të rritet nga 1,1 juan për litër në 1,2 juan, njofton Ministria e Financave dhe Administrata Shtetërore të Tatimeve.
Kjo bëhet rritja e tretë në pak muaj, pas asaj të 29 nëntorit dhe 13 dhjetorit.
Çmimet me pakicë të benzinës dhe dizelit do të bien në 180 dhe 230 juan për ton pas vendosjes së një takse më të lartë.
Kjo është ulja e 12 e çmimit me pakicë të karburanteve që nga korriku i vitit 2014.