Kina redukton kapacitetin e tepërt të prodhimit
Pekin, 27 korrik - Autoritetet kineze kanë obliguar pothuajse 1500 ndërmarrje që të reduktojnë kapacitetin e tepërt prodhues deri në fund të vitit me qëllim të kalimit në një rritje më të ngadaltë dhe të qëndrueshme ekonomike, njoftoi Agjencia Bloomberg.
Në veçanti, do të eliminohen kapacitetet e vjetruara në metalurgjinë e zezë dhe metalurgjinë me ngjyra, në industrinë e çimentos dhe asaj të prodhimit të letrës e celulozës.
Prodhimi në këto degë të industrisë duhet të pezullohet deri në fund të shtatorit.