Kina projekton kullën më lartë në botë prej 838 metra
Pekin, 25 qershor - Nëse një projekt ndërtimi do të realizohet, qyteti kinez Changsa, në provincën Hunan, do të ketë vitin e ardhshëm grataçelën më të lartë në botë, prej 838 metrash, rreth dhjetë metra më të lartë se Burzh Khalifa, në Dubai, njoftonte sot në faqen e saj të internetit e përditshmja franceze \'\'Le Figaro\'\'.
Sipas \'\'Le Figaro\'\', kulla \'\'Sky City One Toëer\'\', pret një miratim përfundimtar të autoriteteve kineze për të marrë jetë si ndërtim.
Është parashikuar që kulla duhet të jetë e përfunduar në janar të vitit 2013, vetëm pas 90 ditë pushimesh, duke qenë se 95 për qind e saj përbëhet nga elemente të parafabrikuara.