Kina prodhon çelikun e brezit të tretë për automjete
Pekin, 25 shkurt - Grupi kinez CISRI realizoi kërkime dhe prodhoi, i pari në botë, çelik të brezit të tretë për automjete. Ai është më i lehtë dhe më i sigurt. Produkti parashikohet të përdoret në vitin 2014.
Çeliku i brezit të tretë për automjete, në lehtësi dhe siguri, ka treguesit më të lartë se brezi i parë dhe me kosto më të ulët se brezi i dytë.
Me këtë çelik, kostoja e një automjeti do të rritet vetëm 240 euro, por mund të kursehet 5%, në shpenzimet për karburant.