24 Dhjetor 2024

Kina nis ndërtimin e grataçeles me te madhe në botë

Pekin, 23 korrik - Punimet për hedhjen e themeleve të një prej 838 metrash, që do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, filluan në një qytet të Kinës Qendrore, deklaroi kompania që merret me ndërtimin e saj.

\"E vendosur në metropolin Changsha, kulla \"Sky City\" filloi ndërtimin sot\", citon deklarata e kompanisë së ndërtimit \"Broad Group\".

Një baner i vendosur në vendin e ndërtimit tregon arktitekturën e kullës, duke specifikuar lartësinë e saj prej 838 metrash, duke kaluar paksa lartësinë e kullës \"Burj Khalifa\" në Dubai, që mban rekordin botëror për lartësi prej 830 metrash.

\"Pas hedhjes së themeleve, ndërtimi i kullës nuk duhet të zgjasë më shumë se katër muaj\", citon më tej deklarata e kompanisë që synon ngritjen e kullës deri në prill të vitit 2014, një projekt ky me kosto prej 1,11 miliardë eurosh.

Një shpejtësi e tillë ndërtimi ka ngritur dyshime mbi cilësinë e saj, në një vend ku defektet në infrastrukturë shkaktojnë edhe katastrofa.

\"Projekti i qiellgërvishtësit të qytetit Changsha përfshin një zonë këmbësorësh që shtrihet në 10 kilometra, nga kati i parë deri në katin e 169, si dhe kinema, park, pishinë dhe kopësht për fëmijët\", nënvizoi deklarata e kompanisë.

Kulla është projektuar për të përballuar tronditje sizmike me magnitudë deri në 9,0.

\"Broad Group\" tërhoqi vëmendjen e mediave në vitin 2012 duke arritur ndërtimin e një ndërtese me 29 kate brenda 15 ditëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)