Kina ndërton qytet nëntokësor
Pekin, 25 dhjetor - Në qytetin Vuhan, Kina po ndërton një qytet nëntokësor me sipërfaqe 516 mijë metra katrorë, e barabartë afërsisht kjo me 72 fusha futbolli.
Qyteti do të ketë emrin Lugina Oputk dhe brenda do të ketë qendra biznesi, dyqane, qendra sporti, komplekse argëtimi dhe rrugë për shëtitje.
Faza e parë e projektit planifikohet të përfundojë në fund të 2016-s. Synimi është që projekti të lehtësojë sadopak edhe trafikun e qytetit.